Flash

Vrau dy motrat në Astir, mbyllen hetimet për Përparim Ademin: Asnjë problem në shëndetin mendor

Lapsi.al 15 September 2021
Vrau dy motrat në Astir, mbyllen hetimet për Përparim Ademin:

Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të vitit 2020. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi shëndetin e tij mendor dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar në zonën e Astirit, në banesën e dy motrave.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjecari nuk pranonte ndarjen nga motrat, me të cilat kishte lidhje jashtë martesore. Pas vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta, Përparim Ademi ka shkuar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës ku është dorëzuar dhe ka pranuar që ka kryer krimin.

Të këshilluara

Dy tërmete trondisin Shkodrën këtë mëngjes

Dy tërmete kanë tronditur qarkun e Shkodrës në të gdhirë të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë...

08:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI