Flash

Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën që nuk ishte në pronësi të tij

Lapsi.al 15 September 2021
Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 36-vjeçar italian, pasi ka tentuar të shesë një automjet të që nuk e kishte në pronësi. Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

"Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”", njofton policia.

 

Të këshilluara

Dy tërmete trondisin Shkodrën këtë mëngjes

Dy tërmete kanë tronditur qarkun e Shkodrës në të gdhirë të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë...

08:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI