Flash

Perandoria e Chiara Ferragni, sa vlen figura e saj

Lapsi.al 15 September 2021
Perandoria e Chiara Ferragni, sa vlen figura e saj

Sipërmarrësja dhe influencuesja Chiara Ferragni duket se e kthen në ar çdo gjë që prek (ose më saktë, të gjitha kompanitë me të cilat ajo bashkëpunon), dhe ndërkohë rrit “perandorinë” e saj financiare.

Shembulli i fundit erdhi kur Safilo Group njoftoi një marrëveshje shumëvjeçare për prodhimin e koleksionit të parë të syzeve të markës Chiara Ferragni, aksionet e grupit u rritën në Piazza Affari, duke fituar 13% të vlerës. E njëjta gjë ndodhi edhe në prillin e kaluar me Tod's, kur ndikuesja u bashkua me bordin e drejtorëve dhe aksionet e kompanisë luksoze Marche të udhëhequr nga Diego Della Valle regjistruan një rritje prej 14%, ose ndryshe një rritje prej 132 milionë eurosh.

34-vjeçarja ka arritur të krijojë një markë dhe të ndërtojë një besueshmëri ndër vite që shkon përtej marketingut dhe tendencave kalimtare. Dhe tani ajo ka një perandori të vogël financiare që vlen aktualisht rreth 40 milionë euro. Një shifër e madhe, duke pasur parasysh se Forbes, vetëm 4 vjet më parë, e vlerësoi pasurinë e influencueses 9 milionë dollarë.

Burimi më i dukshëm i të ardhurave për Chiara Ferragni-n janë mediat sociale. Falë 24.8 milionë ndjekësve në Instagram dhe 4.5 milionë fansave në TikTok, ajo kërkon nga 60 deri në 85 mijë dollarë për secilin postim të sponsorizuar, sipas DeRev dhe HopperHQ.

Por përveç biznesit që lidhet me mediat sociale, ajo fiton edhe prej tre kompanive që në vitin 2020 arritën të ardhura gati 20 milionë euro. E para sipas renditjes së fitimeve është Tbs Crew, që menaxhon blogun dhe markën The Blond Salad, te të cilat Chiara ka shumicën e aksioneve. E dyta është Sisterhood, një kompani që merret me konsulencë për marketing, evente dhe menaxhim të të drejtave të imazhit të talenteve. Dhe e treta është Fenice, e cila ka markën Chiara Ferragni Collection në portofolin e saj.

Por përtej numrave është Chiara dhe aftësia e saj në biznes dhe fakti që di ku të bëjë investime dhe bashkëpunime.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta komediani Norm MacDonald

Komediani Norm MacDonald ka vdekur në moshën 61 vjeç, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer, sipas familjes dhe përfaqësuesve të tij. Komediani kanadez lind...

10:35

Përse u largua nga Instagram Britney Spears

Britney Spears u zhduk paprimtas nga Instagrami. Këngëtarja 39 vjeçare me famë botërore, e zgjedhur dhe si personi më me ndikim në botë, nuk bëri asnjë paralajm...

10:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI