Flash

Kryeministri i Malit të Zi: Të papranueshme fyerjet kundrejt Abazoviçit

Lapsi.al 15 September 2021
Kryeministri i Malit të Zi: Të papranueshme fyerjet kundrejt

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dënuar fyrjet brutale që janë bërë ndaj zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe disa anëtarëve të Asamblesë së Cetinjes, nga disa simpatizantë të DPS në Cetinje.

“Mali i Zi nuk do të jetë një vend i intolerancës! Ata që kanë qenë në pozita udhëheqëse shtetërore për 30 vjet dhe në deklaratat e tyre thuhet se po luftojnë për një Mal të Zi multietnik, po bëjnë gjithçka për të thelluar tensionet dhe përhapur intolerancën fetare dhe kombëtare”, ka thënë ai.

Ai tha se ngjarja e djeshme tregon hipokrizinë e ish-qeverisë.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje qytetarëve, siç vuri në dukje, të mos binin pre e retorikës nxitëse të DPS-së, e cila, duke përhapur urrejtje dhe përçarje, dëshiron vetëm të mbrojë kapitalin dhe privilegjet e fituara në mënyrë të dyshimtë.

“Mirësjellja dhe respektimi i ligjit nuk kanë alternativë. Çdokush ka të drejtë të ndihet si një malazez, një serb, një boshnjak, një shqiptar, një kroat, një mysliman … pavarësisht se çfarë ideje politike ai mbron dhe cilit Zot i lutet”, është shprehur Krivokapiç.

 

Të këshilluara

Dy tërmete trondisin Shkodrën këtë mëngjes

Dy tërmete kanë tronditur qarkun e Shkodrës në të gdhirë të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë...

08:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI