Flash

Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë e saj nga alkooli

Lapsi.al 15 September 2021
Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë e saj nga alkooli

Këngëtarja,Michelle Heaton ka rrëfyer për herë të parë  varësinë e saj nga alkooli

Përmes rrjetit të saj social, Instagram Michelle ka postuar dy fotografi, në njërën duke treguar gjendjen e saj gjatë kohës që ishte e alkkolizuar dhe ke fotoja tjetër se si duket tani."Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë kjo isha unë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenurit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë. Është gjithashtu dhe Muaji i Rikuperimit dhe kjo hap linjat e komunikimit që cojnë në një mirëkuptim më të përshtatshëm. Kjo ditë mundëson një shans për të ndërtuar lidhje edukuese dhe që të vijnë në ndihmë. Suksesi ka të ngjarë që të vijë kur sistemi shoqërohet me ndërgjegjësim, dashuri dhe sinqeritet. Nëse rrëzohemi, a nuk është më e thjeshtë që të ngrihemi kur kemi një sistem suporti të duhur? E kundërta e varësisë është lidhja me njëri-tjetrin. Sot jam më e fuqishme mendërisht dhe fizikisht, më shumë se çfarë kam qenë ndonjëherë. Merrini hapat gradualisht", deklaroi këngëtarja. Gjithashtu ajo zbuloi se ka marrë ndihmë profesionale dhe se në muajin gusht  mbushi 100 ditë pa pirë alkool. 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta komediani Norm MacDonald

Komediani Norm MacDonald ka vdekur në moshën 61 vjeç, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer, sipas familjes dhe përfaqësuesve të tij. Komediani kanadez lind...

10:35

Përse u largua nga Instagram Britney Spears

Britney Spears u zhduk paprimtas nga Instagrami. Këngëtarja 39 vjeçare me famë botërore, e zgjedhur dhe si personi më me ndikim në botë, nuk bëri asnjë paralajm...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI