Flash

Arrestohet G-Eazy një ditë pas eventit të VMA-së

Lapsi.al 15 September 2021
Arrestohet G-Eazy një ditë pas eventit të VMA-së

Reperi G-Eazy është arrestuar pas një përleshjeje në një nga klubet në Manhattan, New York.

Emri i tij i vërtetë është Gerald Earl Gillum dhe akuza që rëndon ndaj tij është sulmi ndaj dy burrave. Pak para se të ndodhte incidenti i dhunshëm ai po festonte në një clup në zonën VIP në orët e vona të së premtes.

Debati nisi pasi njëri prej tyre kërkoi që reperi të zhvendosej në një seksion tjetër.

G-Eazy njihet për problematikat e tij. Incidenti i parafundit ka ndodhur pasi G-Eazy u dënua për sulm, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit, pas një zënke në një klub nate në 2018.

Kjo ngjare, ku reperi u arrestua erdhi një ditë pasi ai mori pjesë në MTA Video Music Awards në Barclays Center.

Kujtojmë se G-Eazy ka bashkëpunuar me reperin shqiptar Gash-in. Kënga mban titullin “My Year” që do të thotë “Viti im” dhe mendohet se është një ndër këngët më të mira që ka bërë ndonjëherë. Bashkëpunimi rezultoi i suksesshëm me 5.5 milion klikme.

Reperi i njohur G-Eazy fitoi si artisti i preferuar i Hip-Hop në 2017 në People’s choice Award.

Debutimi i tij i madh në 2014 me albumin “These Things Happen” arriti në Top3 të klasifikimit në Billboard 200.

Pritej që albumi i tij i ri “These Things Happen too”, të lançohej në 2021, por mbetet të shohim ç’do të ndodh.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta komediani Norm MacDonald

Komediani Norm MacDonald ka vdekur në moshën 61 vjeç, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer, sipas familjes dhe përfaqësuesve të tij. Komediani kanadez lind...

10:35

Përse u largua nga Instagram Britney Spears

Britney Spears u zhduk paprimtas nga Instagrami. Këngëtarja 39 vjeçare me famë botërore, e zgjedhur dhe si personi më me ndikim në botë, nuk bëri asnjë paralajm...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI