Flash

Tentoi të hidhte armën pasi pa policinë, prangoset 31-vjeçari shkodran

Lapsi.al 14 September 2021
Tentoi të hidhte armën pasi pa policinë, prangoset

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri. Sipas uniformave blu arrestimi u bën në kuadër të aksionit të ndërmarrë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, efektivët kanë ushtruar kontroll në disa lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas që mbante armë zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit.

 "Shkodër/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në disa lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”", njofton policia.

Të këshilluara

Veriu i Mitrovicës mbushet me flamuj serbë

Mijëra flamuj serb kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës. Mediat në Kosovë raportojnë se flamujt janë futur në vend përmes rrugëve altern...

13:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI