Flash

Merkel pritet me ceremoni nga Rama te Pallati i Brigadave

Lapsi.al 14 September 2021
Merkel pritet me ceremoni nga Rama te Pallati i Brigadave

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare. Kancelarja do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama që do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel rreth orës 14:35.

Kancelarja Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI