Flash

“Askush nuk ka bërë më shumë për rajonin se Angela Merkel”/ Rama: Pa të Ballkani Perëndimor nuk do të ishte njësoj

Lapsi.al 14 September 2021
“Askush nuk ka bërë më shumë për rajonin se

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe vlerësimet për punën që ajo ka bërë në Ballkanin Perëndimor dhe politikat europiane. Rama u shpreh se pa kontributin e Merkel për procesin e Berlinit, Ballkani nuk do të ishte sot ai që është.

Kreu i qeverisë theksoi se është i lumtur që ka qenë në postin e kryeministrit në të njëjtën kohë në Gjermani drejtonte Merkel. Në fund të fjalës hyrëse ai e ftoi Merkel të rikthehet në Shqipëri për të shijuar detin, diellin dhe humorin.

"Sot Ballkani Perëndimor është më mirë se Angela Merkel të niste procesin e Berlinit. Cilido të jetë fituesi në Gjermani Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni. Interesi këtu është të dëgjojmë më shumë fjalët e saj se fjalët e mia. I shpreh mirënjohjen dhe i them se ishte privilegj, nder dhe kënaqësi të kisha këtë detyrë në këtë njëjtën kohë me të dhe të mësoja prej saj dhe sipas meje, sot është një moment për të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm për atë që kancelarja ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do jetë njësoj dhe as Europa nuk do ishte si është sot. Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime dhe në kohën e lirë të ketë kohën dhe dëshirën për t’u kthyer në Ballkan dhe Shqipëri për t’u shpërblyer me detin, diellin dhe humorin që në këtë fushë është shumë përpara BE”, tha Rama

 

Të këshilluara

Veriu i Mitrovicës mbushet me flamuj serbë

Mijëra flamuj serb kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës. Mediat në Kosovë raportojnë se flamujt janë futur në vend përmes rrugëve altern...

13:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI