Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Dua Lipa zbulon datat e turneut “Future Nostalgia”

Lapsi.al 13 September 2021
Dua Lipa zbulon datat e turneut “Future Nostalgia”

Dua Lipa ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e fundit, “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars të vitit 2020.

Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 në botë ishte alarmante, albumi u mirëprit nga adhuruesit e artistes, ndërsa qëndroi në top-listat botërore me javë të tëra. Së fundi, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe datat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”, pas një pauze të gjatë.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut. Dua po ashtu njoftoi se bashkë me të do të jenë edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. “Më në fund po ndodh! Ne kemi lansuar data për turneun Future Nostalgia në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale”, ka shkruar Dua në postimi.

Ndërkohë, javën e kaluar Dua ka lansuar në versionin ‘remix’ këngën “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI