Flash

Tre të arrestuar në Lushnje për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 12 September 2021
Tre të arrestuar në Lushnje për vepra të ndryshme penale

Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se nga Komisariati i Policisë Lushnjë u kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të dënuar me 4 vjet e 8 muaj njëri dhe me 2 vjet e 7 muaj tjetri.

Konkretisht pas hekurave ra shtetasi Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 24.03.2020 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas në datë 11.03.2020, në lagjen “11 Janari” Fier, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. Rr., 35 vjeç.

•Ilmi Kapidani, 52 vjeç, banues në Golem, Lushnjë dhe Agron Çela, 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin e datës 09.09.2020, i ka dënuar shtetasit Ilmi Kapidani dhe Agron Çela, përkatësisht me 4 vite e 8 muaj burg dhe 2 vite e 7 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

 

Këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur në datë 14.03.2019 ku pranë stacionit të trenit në Lushnjë, Policia sekuestroi një sasi rreth 21 kg lëndë narkotike në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Lëkundet toka, tërmet 3.8 ballë në Vlorë

Një tërmet me magnitudë të vogël ka lëkundur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij. Sipas EMSC, lëkundja ka qenë 3.8 ballë, me epiqendër 5 kilom...

23:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI