Flash

Intervista e pakëndshme e Jennifer Aniston çudit shikuesit

Lapsi.al 12 September 2021
Intervista e pakëndshme e Jennifer Aniston çudit shikuesit

Jennifer Aniston pati një bisedë në një shfaqje televizive britanike dhe jo pak shikues mbetën të çuditur.

Aktorja ishte e ftuar virtualisht në “The One Show” për të diskutuar për sezonin e dytë të serialit “The Morning Show” në Apple TV+, ku luan së bashku me Reese Witherspoon. Jennifer po fliste për ndjesinë e të xhiruarit skenat në orët e hershme të mëngjesit. “Unë arrija atje në orën 5 të mëngjesit dhe korridoret ishin të qeta dhe njerëzit zgjoheshin ngadalë dhe pastaj krejt papritur, treni fillon të lëvizë dhe bëhet rrëmujë e më rrëmujë. Është një kaos absolut," tha Jenn.

Pas kësaj, prezantuesi Jermaine Jenas e ndërpret për t’i bërë një pyetje Witherspoon, duke nënkuptuar se Aniston nuk i pëlqen të zgjohet herët "Reese, duhet të jem e sinqertë me ty, Jennifer më ka thënë* se ajo nuk është një person mëngjesi," tha ai, gjë për të cilën Aniston u shfaq e habitur. *Shën.red. Në fakt, prezantuesi Jenas përdor frazën “sold it to me” që nënkupton se ajo është përpjekur ta bindë ose që ai ta dijë se ajo nuk është një person mëngjesi.

“A bëra një marrëveshje të mirë?” pyet me ironi Aniston.

Njerëzit në Twitter pothuajse u ndanë në dy pjesë. Disa kritikojnë aktoren për mënyrën si iu drejtua prezantuesit duke e konsideruar qëndrimin e saj si tepër negativ. Të tjerët, mbrojnë Jennifer-in dhe argumentojnë se është Jennas ai që gaboi së pari duke e ndërprerë teksa ajo po fliste dhe pastaj për frazën e përdorur.

Të këshilluara

Britney Spears, njeriu më me ndikim në botë

Britney Spears zuri vendin e parë në sondazhin e këtij viti të lexuesve “TIME100”. Në sondazhin e zhvilluar për njerëzit më me ndikim në botë, artistja mori 1.8...

13:40

Elcin Sangu surprizon fansat me lookun e ri

Elçin Sangu është ndër aktoret më premtuese në kinematografinë turke. Aktorja njihet shumë për rolin e saj Defne në serialin e suksesshëm sukses “Dashuri me ...

13:05

Shtrohet në spital aktorja e njohur

Aktorja Kate Beckinsale është shtruar së fundmi në spital për shkak të një dëmtimi në shpinë. Sipas "Page Six", Kate ndodhej në Las Vegas duke xhiruar ...

11:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI