Flash

Disa aktivistë shfaqin një banderolë akuze për përonaldordhunim në ndeshjen e Ronaldo-s

Lapsi.al 12 September 2021
Disa aktivistë shfaqin një banderolë akuze për

Një banderolë ku shkruhej “Besoni Kathryn Mayorga-n” fluturoi mbi stadiumin Old Trafford, si qëndrim i disa aktivistëve pas kthimit të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United.

Grupi feminist Level Up vendosi një banderolë në një aeroplan që fluturoi mbi stadium, ku luhej ndeshja Manchester United – Newcastle United, e para për Ronaldo-n pas kalimit te skuadra. Në të shkruhej emri i Kathryn Mayorga, e cila ka pretenduar se Cristiano Ronaldo e ka përdhunuar.

Grupi tha se dote të përdorte ndeshjen historike për të nxjerrë në pah "kulturën e heshtjes rreth abuzimit nga komuniteti i futbollit". "Bota e futbollit ka heshtur lidhur me pretendimet, ndërkohë që është shqetësuar për kthimin e Ronaldos në Manchester United," tha Level Up në një deklaratë për Euronews. "Ne donim t'u jepnim një mesazh burrave të gjithëfuqishëm dhe të pasur se ata nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

Në shtator të 2018-s, Ronaldo denoncoi gazetën gjermane “Der Shpigel” pasi kjo e fundit shkroi se futbollisti portugez akuzohej për një përdhunim. Ngjarja u tha se ka ndodhur në vitin 2009. Pas gati një dekade, Kathryn Mayorga deklaroi për “Der Shpigel” se u përdhunua nga Cristiano në një dhomë hoteli në Las Vegas. Në deklaratë, u theksua se ai pagoi 375 mijë dollarë për heshtjen e saj.

Sipas Mayorga-s, Ronaldo ishte me pushime në një hotel, aty ku edhe u takuan dhe i kërkoi modeles të shkonte në dhomën e tij. Ajo u shpreh se sportisti iu lut që t’i puthte penisin dhe se nuk kishte ndërmend ta lejonte të dilte nga dhoma pa e kryer këtë veprim. Kathryn iu bind dhe fill pas kësaj ai u bë agresiv dhe e përdhunoi në dhomën e gjumit. “Kur mbaroi nuk më lëshonte. Më shikonte, ndihej fajtor dhe më thërriste bebushe,” shtoi ajo. “Nuk e mbaj mend ekzaktësisht se çfarë më tha, por di që më kërkoi ndjesë dhe më pyeti nëse kisha dhimbje. Më pas u ul në gjunjë dhe më tha: 99% jam një djalë i mirë, pastaj për 1% tjetër nuk e di. Zakonisht jam i sjellshëm.”

Përmes avokatit të saj, Kathyrn kërkoi të zhvlerësonte transaksionin financiar që thuhej se shërbeu për t’i mbyllur gojën. “Jam e fyer. E fyer nga përdhunimi. E fyer nga ai, por edhe nga vetja që pranova ta firmosja atë letër”, tha ajo për gazetën gjermane.

 

Të këshilluara

Britney Spears, njeriu më me ndikim në botë

Britney Spears zuri vendin e parë në sondazhin e këtij viti të lexuesve “TIME100”. Në sondazhin e zhvilluar për njerëzit më me ndikim në botë, artistja mori 1.8...

13:40

Elcin Sangu surprizon fansat me lookun e ri

Elçin Sangu është ndër aktoret më premtuese në kinematografinë turke. Aktorja njihet shumë për rolin e saj Defne në serialin e suksesshëm sukses “Dashuri me ...

13:05

Shtrohet në spital aktorja e njohur

Aktorja Kate Beckinsale është shtruar së fundmi në spital për shkak të një dëmtimi në shpinë. Sipas "Page Six", Kate ndodhej në Las Vegas duke xhiruar ...

11:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI