Flash

Një tjetër çmim për “Vera Andrron Detin”

Lapsi.al 11 September 2021
Një tjetër çmim për “Vera Andrron Detin”

Vera andrron detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha së fundmi ka shfaqur premierën madhështore në Festivalin e Venedikut, njërin ndër festivalet më të vjetra dhe rëndësishme të filmit në botë.

Pas çmimit “Autorë nën 40 vjeç” nga kinemaja “Venezia a Napoli” për regjinë më të mirë, filmi nga regjisorja Krasniqi, gjithashtu ka fituar edhe çmimin për përfshirje ”Edipo Re

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

Kujtojmë se të mërkurën, Qendra Kinematografike e Kosovës njoftoi se tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance, filmi ‘Zgjoi’ , një tjetër film i Kosovës, nga Blerta Basholli, është propozuar për Oscars 2022.

Të këshilluara

Buta i jep fund beqarisë, suprizon fansat

Këtë lajm nuk e prisnim fare! Reperi Buta zbuloi pak kohë më parë që ishte në një lidhje dashurie, por të gjithëve ju erdhi si bombë lajmi i kurorëzimit me mart...

14:23

Gigi Hadid, me biberon në pasarelë (FOTO)

Super modelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai ,Gigi Hadid, mbylli shfaqjen e pasarelës Moschino në Javën e Modës në Nju Jork duke thithur një shishe foshnje...

18:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI