Flash

Bill Gates blen aksionet kontrolluese të zinxhirit të hoteleve prestigjoze Four Seasons

Lapsi.al 11 September 2021
Bill Gates blen aksionet kontrolluese të zinxhirit të hoteleve

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, arriti një marrëveshje për të blerë aksione kontrolluese në zinxhirin e hoteleve luksoze Four Seasons për 2.2 miliardë dollarë.

Sipas marrëveshjes, Cascade Investments, një firmë investimesh private që mban pasuritë e Gates, do të rrisë pronësinë e saj në Four Seasons Hotel and Resorts, nga 47.5% në 71.25%.

E themeluar në vitin 1960 nga Isadore Sharp, Four Seasons tani ka 121 hotele dhe vendpushime, dhe 46 prona banimi në 47 vende.

Gates ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ai dhe Melinda French Gates njoftuan në maj se do të divorcoheshin pas 27 vitesh.

Ai ka qenë dhe nën shqyrtim lidhur me marrëdhënien e tij me financierin Jeffrey Epstein, i cili vrau veten ndërsa ishte në pritje të gjykimit me akuzat e trafikimit seksual të të miturve. Gates i përshkroi lidhjet e tij me Epstein si një "gabim të madh" në një intervistë me CNN.

Të këshilluara

Buta i jep fund beqarisë, suprizon fansat

Këtë lajm nuk e prisnim fare! Reperi Buta zbuloi pak kohë më parë që ishte në një lidhje dashurie, por të gjithëve ju erdhi si bombë lajmi i kurorëzimit me mart...

14:23

Gigi Hadid, me biberon në pasarelë (FOTO)

Super modelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai ,Gigi Hadid, mbylli shfaqjen e pasarelës Moschino në Javën e Modës në Nju Jork duke thithur një shishe foshnje...

18:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI