Një kamion ka goditur për vdekje një fëmijë në Prishtinë ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmija ishte njëvjeçare.
Ahmeti u shpreh se shoferi është ndaluar, ndërkohë që janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.