Flash

20 vite më vonë Bennifer 2.0 bën debutimin në tapetin e kuq

Lapsi.al 11 September 2021
20 vite më vonë Bennifer 2.0 bën debutimin në tapetin e kuq

Bennifer 2.0 ka bërë debutimin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia. Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mbërritën së bashku në premierën e “The Last Duel” mbrëmjen e djeshme në Venecia. Kjo ishte ngjarja e parë publike ku ata u shfaqën bashkë që nga rikthimi i tyre në prill. Ata zbritën nga makina bashkë dhe Lopez u pa duke ecur pranë Affleck me krenari dhe e kapur përdore me të.

Ben luan rolin e Kontit Pierre të Alençon në dramën historike. Ai gjithashtu bashkë-shkroi filmin e drejtuar nga Ridley Scott, me mikun e vjetër dhe bashkëpunëtorin e tij Matt Damon, i cili ka qenë një fans i madh i romancës së Affleck me J.Lo. Edhe pse Lopez kishte shkuar thjesht si e dashura mbështetëse e Ben në Festivalin e Filmit të Venecias, këngëtarja e vodhi gjithë vëmendjen në një fustan të gjatë e të bardhë, nga Georges Hobeika dhe me bizhuteri luksoze nga Cartier. Affleck, nga ana tjetër, mbante veshur një kostum klasik të zi me një papion.

Ata u pritën me brohorima nga publiku dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe.

Të këshilluara

Buta i jep fund beqarisë, suprizon fansat

Këtë lajm nuk e prisnim fare! Reperi Buta zbuloi pak kohë më parë që ishte në një lidhje dashurie, por të gjithëve ju erdhi si bombë lajmi i kurorëzimit me mart...

14:23

Gigi Hadid, me biberon në pasarelë (FOTO)

Super modelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai ,Gigi Hadid, mbylli shfaqjen e pasarelës Moschino në Javën e Modës në Nju Jork duke thithur një shishe foshnje...

18:39

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI