Flash

Plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje të saktë të anijes origjinale

Lapsi.al 10 September 2021
Plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje

Me siguri e keni pyetur veten se si mund të jetë të lundrosh në Titanikun legjendar. Një miliarder australian ishte i sigurt se shumë njerëz të mahnitur nga anija fatkeqe, do të donin ta provonin, por duke shmangur fundosjen tragjike, natyrisht. Kështu ai ka nisur një plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje të saktë të anijes origjinale.

Si lindi ideja?

Në prill 2012, një miliarder i quajtur Clive Palmer krijoi një kompani të quajtur Blue Star Line, e cila merret me ndërtimin e anijeve. Ideja e tij e radhës është të krijojë një kopje të anijes legjendare dhe ta quajë atë Titanic II.

Tani kompania Blue Star Line po diskuton kontratat e ndërtimit, dhe pasi të ketë përfunduar gjithçka, ajo do të njoftojë se kush do ta ndërtojë Titanic II dhe do të përcaktojë afatin kohor se kur anija do të lundrojë për herë të parë.

Titaniku i ri do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë. Do të strehojë 2,400 pasagjerë dhe 900 anëtarë të ekuipazhit, njësoj si paraardhësi i tij. Ajo që do ta bëjë atë të ndryshme nga Titaniku, është se anija e re do të ketë pajisje moderne lundrimi dhe mjaft varka dhe jelekë shpëtimi për të gjithë. Titaniku i ri ka të njëjtën strukturë kabine dhe arkitekturë identike dhe elemente luksoze si Titaniku.

Kostoja e një bilete për Titanikun e ri pritet të jetë dukshëm më e ulët se kostoja e paraardhësit të tij. Biletat e Titanic mund të arrinin deri në 100,000 dollarë. Megjithëse çmimet për Titanikun e ri nuk janë shpallur ende zyrtarisht, ato mund të shkojnë nga 350 deri në 900 dollarë.

Të këshilluara

40 vite nga albumi Imagine i The Beatles

Dje albumi “Imagine” i John Lennon i mbushi 40 vjet. Në 9 Shtator të vitit 1971, në Shtetet e Bashkuara u publikua “Imagine”, albumi i pestë nga John Lennon, i ...

10:32

Jennifer Lawrence në pritje të ëmbël

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, tha përfaqësuese i aktores për Page Six. Çifti është foto...

16:05

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI