Flash

Nis sot debati politik, PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë, pa Berishën në grupin parlamentar

Lapsi.al 10 September 2021
Nis sot debati politik, PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë,

Këtë të premte do të zhvillohet seanca e parë plenare me deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit. Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës. Kujtojmë ndërkohë që një natë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo. Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI