Flash

Mali i Zi aplikon masa të reja antiCovid duke nisur nga 14 shtatori

Lapsi.al 10 September 2021
Mali i Zi aplikon masa të reja antiCovid duke nisur nga 14 shtatori

Duke nisur nga 14 shtatori, Mali i Zi vendos rregulla të reja për të hyrë nga Shqipëria drejt territorit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas MEPJ shqiptare, në kufi udhëtarët duhet të kenë test negativ.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga ? data 1️⃣4️⃣ shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin:

➡️ Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

 

➡️ Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

 

➡️ Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

? Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

? Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave", njofton MEPJ.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI