Flash

Kultivim dhe shitje narkotikësh, katër të arrestuar në Shkodër

Lapsi.al 10 September 2021
Kultivim dhe shitje narkotikësh, katër të arrestuar në

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës të akuzuar për shpërndarje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar Bena është bërë i mundur arrestimi i një 40 vjeçari për shpërndarje të dozave të forta.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur dhe arrestimi i dy vëllezërve në Vaun e Dejës, shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç të cilët dyshohen se kanë tentuar disa herë që të kultivuar lëndë narkotike.

I arrestuar në këtë operacion është dhe një 44 vjeçar i akuzuar për kultivim narkotikësh.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur sekuestrimun e 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe doza me lëndë narkotike kokainë.

"Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses  operacioni policor i koduar “Bena” , arrestohen në flagrancë 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në prangat e Policisë dhe një 40-vjeçar,  për shpërndarje në doza të drogave të forta.

Sekuestrohen 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe doza me lëndë narkotike kokainë.

Në  zbatim të planit të masave  për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin  dhe goditjen e rasteve të tentativave për  kultivim të kanabisit,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me  DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo  ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë  Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar  dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

Nga  hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasit  e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.

Po në vijim të operacionit të koduar  “Bena”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës,  u  arrestua në flagrancë shtetasi  Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar  nga shërbimet e policisë  në një serë në pronën e tij u gjetën  të kultivuara  disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu po në vijim të operacionit  nga specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  në DVP Shkodër u arrestua  në flagrancë shtetasi  N.D., 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartëpërmendur iu gjetën të  fshehura disa doza të vogla të dyshuara  lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet paraprake të kryera bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas merrej me shpërndarje  në doza të vogla të drogave të forta kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Gramsh/ Fuoristrada përfundon në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh. Një makinë fuoristradës tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë. Fatmirës...

14:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI