Flash

Jerome Boateng shpallet fajtor ndaj ish- të dashurës, gjobitet per dy muaj

Lapsi.al 10 September 2021
Jerome Boateng shpallet fajtor ndaj ish- të dashurës, gjobitet per dy

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng, është shpallur fajtor për sulm ndaj ish-të dashurës së tij dhe është urdhëruar të paguajë gjobë në vlerë prej 1.8 milion eurosh.

Ai ka mohuar ta ketë lënduar nënën e dy vajzave të tij, Sherin Senler, gjatë një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur në pushimet e vitit 2018. Porse, ajo i ka thënë gjykatës gjatë procesit të mbajtur në Munih se futbollisti e kishte kafshuar dhe ia kishte pështyrë gjakun në fytyrë, si dhe e kishte goditur në veshka aq fortë saqë nuk ka mundur të marrë frymë.

Derisa në dëshminë e tij, Boateng ka treguar një version tjetër të ngjarjes duke theksuar se ai ishte sulmuar dhe se ish-e fejuara ishte bërë agresive duke e ofenduar dhe e kishte goditur duke ia çarë buzën.Në bazë të ligjeve gjermane për dhunë në familje, 33-vjeçari ka mundur të dënohet me burg deri në pesë vite. Sidoqoftë, prokurorja publike, Stefanie Eckert, e ka përshkruar Sherin Senlerin si viktimë të dhunës në familje, por ka thënë se ajo nuk ka qenë e vetmja viktimë, porse edhe Boateng ka qenë viktimë e lidhjes së tyre toksike.

Për këtë arsye dënimi ka qenë me gjobë ditore prej 30.000 eurosh për dy muaj (60 ditë) që në total futbollisti i Lyonit duhet të paguajë 1.800.000 euro.

Të këshilluara

40 vite nga albumi Imagine i The Beatles

Dje albumi “Imagine” i John Lennon i mbushi 40 vjet. Në 9 Shtator të vitit 1971, në Shtetet e Bashkuara u publikua “Imagine”, albumi i pestë nga John Lennon, i ...

10:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI