Flash

Berisha sulmon Bashën para mbështetësve që e presin para parlamentit

Lapsi.al 10 September 2021
Berisha sulmon Bashën para mbështetësve që e presin para

Ndërkohë që Lulzim Basha u prit në dalje të PD me tthirrjet turp turp pas vendimit të tij për të përjashtuar Berishën, ky i fundit ka shkuar në parlament i pritur nga mbështetësit e tij që e brohorisnin. Berisha u ngrit mbi makinën e tij për të denoncuar paktin Rama Basha për kapjen e opozitës. Ai paralajmëroi rrugën e kthimit të PD në shina që sipas tij nënkupton fillimin e sulmit ndaj Bashës.

Andi Bushati: PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

"I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet partinë Demokratike me pazare të fëlliqura me Edi Ramën" tha Berisha. "Do bëjme nje lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetit, statusshmërisë, sovranitetit të PD" shtoi ai.

Në hyrjen e tij në parlament Berisha shoqërohej edhe nga deputetët, Paloka, Tritan Shehu dje Flamir Ndoka.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI