Flash

Basha pritet me thirrjet “tradhëtar” jashtë selisë blu/ Simpatizantët presin me lule dhe 2 gishta lart Berishën

Lapsi.al 10 September 2021
Basha pritet me thirrjet “tradhëtar” jashtë selisë

Ndërsa  po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara  një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.  Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.

"Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama", kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.

Ndërkohë simpatizantë të tjerë kanë pritur liderin Berisha me ovacione dhe me dy gishtat lart për të treguar mbështetje pas ngjarjes së djeshme.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij është një pazar mes Bashës dhe Ramës.

"Pazar i turpshëm i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do dal nga kjo betejë më e fortë, rroftë PD, rroftë Shqipëria", tha Berisha.

Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. K

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI