Flash

Ava Max publikon këngën me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall (VIDEO)

Lapsi.al 10 September 2021
Ava Max publikon këngën me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall

Ava Max vazhdon të jetë një emër mjaft dominues në zhanrin pop, në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëpunim të ri me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall. “Sad boy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “djalë i trishtuar”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi.

Ava Max ka qenë mjaft aktive në muzikë këtë vit, ndonëse si të gjithë kolegët e saj, ajo nuk po mund të organizojë turne, shkaku i pandemisë COVID-19. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të fundit, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi rreth një vit më parë dhe u rendit vitin e kaluar si albumi i tretë i një artisteje femër, më i dëgjuar në Spotify.

Të këshilluara

40 vite nga albumi Imagine i The Beatles

Dje albumi “Imagine” i John Lennon i mbushi 40 vjet. Në 9 Shtator të vitit 1971, në Shtetet e Bashkuara u publikua “Imagine”, albumi i pestë nga John Lennon, i ...

10:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI