Flash

Abazoviç: Mund ta përmbys qeverinë e Malit të Zi

Lapsi.al 10 September 2021
Abazoviç: Mund ta përmbys qeverinë e Malit të Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se do të ndalojë së mbështeturi Qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë.

“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviç në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi.

Shkarkimin e Sekulloviqit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin, Krivokapiçit ia kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik. Ky subjekt ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim janë bërë pas trazirave që kanë përcjellë shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, më 5 shtator.

Protestuesit malazezë kanë bllokuar hyrjet në qytetin e Cetinës, për të penguar ceremoninë.

Joanikije është dërguar në Manastirin e Cetinës me helikopter ushtarak.

Bërgjanin dhe Sekulloviç thuhet se kanë kundërshtuar përdorimin e forcës policore për të thyer bllokadat dhe protestat, për shkak të rrezikut të lartë për paqen.

Megjithatë, protestat, që kanë nisur një ditë para shugurimit, janë shpërndarë nga forca të shumta të policisë në ditën e ceremonisë.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve.

Abazoviç, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA.

URA është partia më e vogël e shumicës qeverisëse malazeze, pas Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratëve./REL

Të këshilluara

Gramsh/ Fuoristrada përfundon në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh. Një makinë fuoristradës tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë. Fatmirës...

14:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI