Flash

Rihann heq dorë nga çështja gjyqësore me të atin

Lapsi.al 9 September 2021
Rihann heq dorë nga çështja gjyqësore me të atin

Këngëtarja e famshme, Rihanna ka paditur në vitin 2019 babain e saj Ronald Fenty, me pretendimin se ka përdorur emrin e familjes për të marketuar biznesin e tij.

Ylli i popit mori masa ligjore ndaj babait dhe një ortakut të tij pasi sipas saj që të dy ata e kanë shfrytëzuar për sipërmarren e tyre të quajtur: “Fenty Entertainment”.

“Fenty Entertainment” është një kompani që fokusohet në kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive dhe mediave për nxitjen e zhvillimit të markës (brandit).

“Megjithëse Fenty është babai i Rihanna -s, ai nuk ka, dhe kurrë nuk ka pasur, autoritet për të vepruar në emër të Rihanna -s”, u shpreh ylli asokohe.

Së fundmi, ajo ka marrë një hap të papritur duke hequr dorë nga kjo çështje ligjore kundër të atit, vetëm pak ditë para se ata do të takoheshin në Gjykatë.

Ky rast do të dilte në Gjykatë në datën 22 shtator, por këngëtarja u paraqit së fundmi për të hedhur poshtë çështjen.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja arriti një marrëveshje jashtë Gjykatës së bashku me të atin dhe partnerin e tij të biznesit.

Kujtojmë se para pak ditësh, Rihanna hyri zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Të këshilluara

Detaje të reja rreth Big Brother Vip

Formati i suksesshëm Big Brother po tërheq shumë vëmendje këto kohë. Rikthimi i tij u përfol shumë dhe duket se ky format i ka munguar ekranit dhe teleshikuesve...

14:24

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI