Flash

Inflacioni kërcen në 2.4%, nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, niveli më i lartë nga 2017

Lapsi.al 9 September 2021
Inflacioni kërcen në 2.4%, nga rritja e çmimeve të

Rritja e çmimeve të produkteve bazë gjatë javëve të fundit është reflektuar dhe në treguesin e inflacionit, i cili mat ndryshimin e çmimeve të mallrave për një grup produktesh bazë. INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021, krahasuar me Korrik 2021 është 0,4%.

Ky është niveli më i lartë që nga janari i vitit 2017, kur treguesi kërceu në 2.8% vetëm për një muaj. Që nga janari i 2021, çmimet janë shtrenjtuar vazhdimisht, për të arritur nivelin më të lartë në gusht.

Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur, por më e ndjeshme është për produktet ushqimore, të cilat zënë dhe peshën kryesore në shpenzimet e një familjeje shqiptare, me rreth 38% të totalit, shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%, ose shteti i dytë pas nesh, Maqedonia e Veriut, me 30%. Pas ushqimeve, rritjen më të lartë e kishte transporti, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburanteve.

Sipas INSTAT, çmimet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%.

 

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,61 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me

+0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%, “Komunikimi” me 2,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 7,2%, “fruta” me 3,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4%, “bukë dhe drithëra” me 1,9%, etj./ MONITOR

Të këshilluara

Zjarr në Zvërnec të Vlorës

Në Zvërnec të Vlorës ka rënë zjarr pasditen e së mërkurës. Mësohet se shkak për vatrën e zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike nga një kabinë në ...

12:56

E FUNDIT/ Merret peng i riu në Fier

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Spe...

11:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI