Flash

Detaje të reja rreth Big Brother Vip

Lapsi.al 9 September 2021
Detaje të reja rreth Big Brother Vip

Formati i suksesshëm Big Brother po tërheq shumë vëmendje këto kohë. Rikthimi i tij u përfol shumë dhe duket se ky format i ka munguar ekranit dhe teleshikuesve. E veçanta sigurisht është se këtë herë do shohim VIP-at që me siguri i ndjekim në Instagram, 24 orë në 7 ditë të javës.

Aludimet mbi emra personazhesh nuk kanë fund, por asnjë nuk është konfirmuar deri tani dhe mesa duket kemi shumë për të zbuluar.

Gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.

“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

Sigurisht nuk tha asnjë emër dhe ende mbesim me pikëpyetjet tona. Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit Big Brother është se, as vetë pjesmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd ,në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani, është se do të ketë vipa nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI