Flash

Bashkëshortja e Michael Schumacher flet për gjëndjen e tij shëndetësore

Lapsi.al 9 September 2021
Bashkëshortja e Michael Schumacher flet për gjëndjen e tij

Bashkëshortja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore.

“Më mungon Michael çdo ditë. Por jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij… Të gjithëve na mungon Michael, por ai është këtu – është ndryshe, por është këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”, është shprehur ajo.

Bashkëshortja e legjendës së “Formula 1” ka folur për një dokumentar të ri në Netflix, në lidhje me dyshimet që Michael pati për kushtet e zonës së skijimit në vendpushimin francez Meribel, në dhjetor të vitit 2013.

“Pak para se të ndodhte aksidenti, ai më tha: Bora nuk është ideja më e mirë. Ne mund të fluturojmë për në Dubai dhe të hidhemi me parashutë atje”, kjo ishte një ndër gjërat e fundit që babai i dy fëmijëve i tha gruas së tij, para se të përplasej me një shkëmb ndërsa bënte ski të birin, Mick.

Schumacher pësoi një dëmtim katastrofik në tru, që e la atë në koma për një kohë të gjatë. Që nga ai moment, familja e tij e ka ruajtur në privatësi të plotë gjendjen e tij shëndetësore.

“Ne po vazhdojmë me jetën tonë: “privatja është private” siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na mbronte, tani ne jemi duke e mbrojtur atë”, u shpreh ajo.

Corinna dhe Michael u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina, 24 vjeç dhe Mick, 22, të cilët po ashtu do të shfaqen në dokumentar.

Të këshilluara

Lily Collins poston fotot e para nga dasma

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht të martuar! Ylli i "Emily in Paris", 32-vjeç dhe i fejuari i saj, 38 kurorëzuan dashurinë e tyre në  Dunton, C...

16:00

Olivia Munn, shtatzënë për herë të parë

Olivia Munn është shtatzënë për herë të parë. Aktorja dhe partneri i saj, komediani John Mulaney do të bëhen prindër së shpejti dhe lajmin e bëri publik ky i fu...

15:39

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI