Flash

A do të këtë një ribashkim të Pussycat Dolls?

Lapsi.al 9 September 2021
A do të këtë një ribashkim të Pussycat Dolls?

Grupi ikonik “Pussycat Dolls” është larguar prej vitesh nga muzika dhe me të vërtetë na kishin munguar!

Këto kohë kanë qarkulluar zëra për një rikthim të mundshëm të këtij grupi, ndërsa ka qenë Nicole Scherzinger ajo që i ka hedhur poshtë këto aludime.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk ka bërë marrëveshje për të performuar në një turne ribashkimi, duke i quajtur ato qesharake dhe jo të vërteta.

Ajo po paditet nga koreografi dhe themeluesi i grupit, Robin Antin për dyshimin se nuk pranoi në një turne të paralajmëruar më parë.

Sipas dokumenteve ligjore që Antin ka dorëzuar, thuhet se Scherzinger ka kërkuar që të rinegociojë marrëveshjen e ribashkimit për t’i dhënë asaj pjesën më të madhe në sipërmarrjen e re të biznesit të grupit.

Nga ana tjetër, avokati i Scherzinger, Howard King tani ka thënë se detyrime të tilla “thjesht nuk ekzistojnë”.

Në vitin 2017, “Pussycat Dolls” u bë pjesë e një skandali mediatik, pasi një ish-pjesëtare deklaroi se grupi i vajzave më të famshme ka vepruar si një rrjet prostitucioni dhe detyroheshin nga shefat e shtëpive diskografike të kryenin seks me ta.

Kaya Jones bëri akuzën tronditëse në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter”, duke akuzuar menaxherët dhe drejtuesit e grupit, të cilit ajo iu bashkua në moshën e adoleshencën, në vitin 2003.

Themeluesi i Pussycat Dolls, Robin Antin i konsideroi akuzat e Jones si të neveritshme dhe qesharake. Ai vazhdoi duke shtuar se ajo nuk ka qenë kurrë një anëtare e vërtetë e grupit.

Këto akuza kanë përfshirë në skandal edhe ish-antaret e grupit, përfshirë këngëtaren me famë botërore Nicole Scherzinger.

Të këshilluara

Lily Collins poston fotot e para nga dasma

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht të martuar! Ylli i "Emily in Paris", 32-vjeç dhe i fejuari i saj, 38 kurorëzuan dashurinë e tyre në  Dunton, C...

16:00

Olivia Munn, shtatzënë për herë të parë

Olivia Munn është shtatzënë për herë të parë. Aktorja dhe partneri i saj, komediani John Mulaney do të bëhen prindër së shpejti dhe lajmin e bëri publik ky i fu...

15:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI