Flash

Zendaya: Jam kursimtare, flas me terapistin për paratë

Lapsi.al 8 September 2021
Zendaya: Jam kursimtare, flas me terapistin për paratë

Zendaya ka frikë nga shpenzimet e tepërta, prandaj edhe ndjek një terapist. Synimi kryesor është të gjejë një ekuilibër mes kursimit për "nesër" dhe punës së saj të palodhur sot.

"Po, sigurisht që shkoj në terapi", thotë ajo për British Vogue në një intervistë të fundit. "Nëse dikush ka mundësitë financiare për të shkuar në terapi, unë do t'i rekomandoja ta bënte. Mendoj se është një gjë e bukur. Nuk ka asgjë të keqe të punosh për veten dhe ta bësh këtë me dikë që mund të të ndihmojë, dikujt të cilit mund t'i flasësh dhe që nuk është mamaja jote apo një i afërm."

Aktorja thotë se paratë përmenden shpesh në seancat e saj të terapisë. "Nënës sime i pëlqen të kursejë dhe unë përpiqem ta mbaj këtë gjithnjë në mendje. Por, pastaj është babi që thotë: 'E di që s'mund të shpenzosh kur të kesh vdekur', dhe kështu jam gjithnjë diku në mes. Është mirë të kesh një punë, karrierë dhe të bësh gjërat që dëshiron duke fituar edhe para, por unë jam gjithmonë si në ankth për të punuar. Nëse nuk punoj sot, atëherë gjithçka mund të zhduket nesër", shton ajo.

Ikona e modës, sigurisht që pranon se daljet e saj në tapetin e kuq nuk janë aspak të lira, por ajo ka të njëjtin mendim edhe për garderobën:  "Dua të jem në gjendje t'i ripërdor rrobat e mia. Dua ta vesh përsëri atë fustan kur të jem 40 vjeç. Copat e një cilësie të mirë janë investime."

Teksa fliste për këto lloj investimesh, Zendaya përmendi dhe një unazë diamanti të verdhë 5-6 karatëshe nga Bulgari. "Më duket si një trashëgimi. Një ditë do të mund t'ua jap nipërve dhe mbesave të mira".

Të këshilluara

Lily Collins poston fotot e para nga dasma

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht të martuar! Ylli i "Emily in Paris", 32-vjeç dhe i fejuari i saj, 38 kurorëzuan dashurinë e tyre në  Dunton, C...

16:00

Olivia Munn, shtatzënë për herë të parë

Olivia Munn është shtatzënë për herë të parë. Aktorja dhe partneri i saj, komediani John Mulaney do të bëhen prindër së shpejti dhe lajmin e bëri publik ky i fu...

15:39

Përfundon një lidhje tjetër e Scott Disick

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, Scott Disick dhe modelja Ameloa Hamlin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. këtë lajm e kanë konfirmuar disa burime të ndr...

13:39

Dorëzohet babai i Britney Spears

Babai i Britney Spears dorëzohet përfundimisht dhe paraqet një kërkesë të papritur për të ndërprerë kujdestarinë e këngëtares pas 13 vitesh. Jamie Spears tha s...

12:05

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI