Flash

Përfundon një lidhje tjetër e Scott Disick

Lapsi.al 8 September 2021
Përfundon një lidhje tjetër e Scott Disick

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, Scott Disick dhe modelja Ameloa Hamlin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. këtë lajm e kanë konfirmuar disa burime të ndryshme për “E! News”.

“Amelia u nda nga Scott gjatë fundjavës. Scott ra dakord që ai ka nevojë për të qenë beqar tani. Ata kanë kaluar shumë bukur bashkë, por nuk do të jetë kurrë një marrëdhënie jetëgjatë”, u shpreh një burim.

Ndërsa një tjetër ka shtuar: “Amelia i ka dhënë fund me Scott. Ajo dëshiron që të jetë e fortë dhe të lëvizë përpara. Ajo ka pasur mjaftueshëm dhe kjo ishte koha. Miqtë e saj po i qëndrojnë rrotull dhe po e mbështesin gjatë gjithë kësaj. Të gjithë e dinë se ajo meriton më mirë. Edhe ajo e di këtë gjë”.

Çifit i dhanë fund lidhjes së tyre pas 11 muajsh bashkë. Ndërkohë Scott Disick është përfshirë së fundmi në një “skandal”, që bëri xhiron në media e rrjete sociale.

Disick i dërgoi disa ditë më parë ish-të dashurit tjetër të Kourtney-t, Younes Bendjima një foto në të cilën Kourtney shfaqej duke u puthur me partnerin e saj aktual në një varkë.

“Hej, a është mirë kjo vajzë?!!! Mik çfarë është kjo. Në mes të Italisë”, i shkroi Scott modelit të njohur.

“Nuk ka rëndësi për mua për aq kohë sa ajo është e lumtur. P.S. Nuk jam miku yt”, ja ktheu Bendjima dhe bisedën e tyre e publikoi në Instagram.

WOW! Ç’patën dy ish-partnerët dhe i dashuri aktual i

Kjo bisedë mes dy ish-ave të Kourtney-t bëri xhiron e rrjetit dhe u diskutura gjatë, por ylli i televizionit nuk reagoi kurrë në lidhje me të .

Të këshilluara

Dorëzohet babai i Britney Spears

Babai i Britney Spears dorëzohet përfundimisht dhe paraqet një kërkesë të papritur për të ndërprerë kujdestarinë e këngëtares pas 13 vitesh. Jamie Spears tha s...

12:05

Dua Lipa një tjetër rekord historik

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Ditën e sotme Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kë...

09:39

Rikthehen ABBA-T

Legjendat e popit Abba kanë befasuar dhe lumtutuar fansat duke njoftuar albumin e tyre të parë në studio në 40 vjet. Abba Voyage do të publikohet në nëntor, ...

17:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI