Flash

Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022

Lapsi.al 8 September 2021
Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është pa diskutim një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë vendore sivjet.

Duke parë suksesin e këtij prodhimi filmik, Qendra Kinematografike e Kosovës ka vendosur që të dërgojë këtë film si propozim drejt nominimeve festivalit më të madh botëror të ndarjes së çmimeve për kinematografi, Oscars.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja e QKK-së në Facebook, përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli propozohet nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e Oscars.

“‘Zgjoi’ është sa intim, aq edhe universal, që prekë thellë me tregimin, e dhimbjes, qëndrushmërisë dhe përfundimisht triumfit. Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtun dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrie Hotit në ‘Zgjoi’-n është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quose dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë” deklaroi e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; “Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK”, ka shkruar QKK në Facebook.

Të këshilluara

Përfundon një lidhje tjetër e Scott Disick

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, Scott Disick dhe modelja Ameloa Hamlin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. këtë lajm e kanë konfirmuar disa burime të ndr...

13:39

Dorëzohet babai i Britney Spears

Babai i Britney Spears dorëzohet përfundimisht dhe paraqet një kërkesë të papritur për të ndërprerë kujdestarinë e këngëtares pas 13 vitesh. Jamie Spears tha s...

12:05

Dua Lipa një tjetër rekord historik

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Ditën e sotme Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kë...

09:39

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI