Flash

Fier/ Shkoi të rregullonte lavatriçen, tekniku mbahet peng

Lapsi.al 8 September 2021
Fier/ Shkoi të rregullonte lavatriçen, tekniku mbahet peng

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fier, e cila për shkak të një keqkuptimi çoi nga një thirrje për të rregulluar lavatriçen tek një pengmarrje e teknikut.

Sipas raportimit të Balkanweb.com, e gjitha nisi kur vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.

Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.

Menjëherë sapo e kanë lënë të lirë 25 vjecarin, ky i fundit i është drejtuar Policisë së Fierit, duke treguar gjithçka çfarë i ndodhi. ‘Blutë’ e Fierit janë vënë në lëvizje, duke ndaluar dy kunetërit dhe shpallur në kërkim B.Agalliun, të cilët akuzohen për heqjen e paligjshme të lirisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

 

 

Të këshilluara

Zjarr në Zvërnec të Vlorës

Në Zvërnec të Vlorës ka rënë zjarr pasditen e së mërkurës. Mësohet se shkak për vatrën e zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike nga një kabinë në ...

12:56

E FUNDIT/ Merret peng i riu në Fier

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Spe...

11:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI