Flash

Puthja që trazoi rrjetin, çfarë thotë Jessica Chastain

Lapsi.al 7 September 2021
Puthja që trazoi rrjetin, çfarë thotë Jessica Chastain

Dyshja më e përfolur në festivalin e Filmit në Venecia u bënë padyshim aktorët e njohur, Jessica Chastain dhe Oscar Issac me puthjen e tyre të famshme që trazoi gjithë rrjetin duke qenë se të dy janë të martuar me persona të tjerë që prej vitit 2017.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i aktores, e cila ka shpërndarë një foto ku Gomez Addams puth Morticia Addams në “The Addams Family” (1993).

“Shtator, 12”, ka shkruan ajo duke iu referuar ditës kur seriali “Scenes From a Marriage” del në HBO.

Përsa i përket serialit “Scenes From a Marriage”, ku dyshja do të luajnë së bashku, Isaac foli për xhirimet me aktoren.

“Ajo është një nga më të mirat. Ajo është dikush që më ka frymëzuar gjithmonë dhe ka nxjerrë më të mirën nga unë, si aktor ashtu edhe si person. Të aktrosh me të është e lehtë. Asgjë nuk ka nevojë të planifikohet paraprakisht. Për sa kohë që jam prezent, e di se gjithçka mund të ndodhë sepse ka besim të plotë”, u shpreh aktori.

Seriali “Scenes From a Marriage” është një përshtatje e miniserialit televiziv suedez të vitit 1973, i cili përqendrohet te një martesë që prishet dhe i përket kategorisë “dramë”.

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja , Louisa Lytton dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social,Instagram  Louisa postoi një foto d...

15:55

Fejohet mbesa e Joe Biden

Mbesa e Presidentit të SHBA, Joe Biden, Naomi ka zbuluar së fundmi se është fejuar. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Naomi publikoi foto me partnerin ...

15:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI