Flash

I jepet lamtumira e fundit reperit grek që u nda nga jeta në mënyrë tragjike

Lapsi.al 7 September 2021
I jepet lamtumira e fundit reperit grek që u nda nga jeta në

Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, ndërroi jetë pak ditë më parë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Ndërkohë qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit në ceremoninë mortore në Paleo Faliro, ku ishte e pranishme dhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira.

Ajo i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë me të cilin performoi në dasmën e mikut të përbashkët, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik.

   

Para tre muajsh reperi grek bashkoi forcat me këngëtaren shqiptare dhe publikuan këngën me titullin “Mundet”.

Pas këtij lajmi të trishtë, Foureira ka postuar në Instagramin e saj një foto totalisht të zezë, në feed, dhe në Instastory, duke treguar dhimbjen e madhe që ndjen pa mundur të thotë dot asnjë fjalë.

 

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja , Louisa Lytton dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social,Instagram  Louisa postoi një foto d...

15:55

Fejohet mbesa e Joe Biden

Mbesa e Presidentit të SHBA, Joe Biden, Naomi ka zbuluar së fundmi se është fejuar. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Naomi publikoi foto me partnerin ...

15:15

Ndërron jetë këngëtarja e njohur

Këngëtarja e “Girls Aloud”, Sarah Harding,  ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur për fansat nga mamaja e saj përmes rrjetit so...

14:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI