Flash

Harvey Weinstein, një mesazh për Angelina Jolie: Çdo akuzë për përfitime financiare

Lapsi.al 7 September 2021
Harvey Weinstein, një mesazh për Angelina Jolie: Çdo akuzë

Në një intervistë të fundit për The Guardian, Angelina Jolie rrëfeu se asaj dikur iu desh të “shpëtonte” prej Harvey Weinstein, në fillimet e saj, pasi ai e ngacmoi. Përdhunuesi i dënuar Harvey Weinstein ka reaguar për këtë deklaratë, duke thënë se nuk e ka sulmuar kurrë Angelina Jolie-n.

"Nuk pati kurrë një sulm dhe as një përpjekje për të sulmuar," –tha në një deklaratë për TMZ, Weinstein, i cili aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim dhe dhunë. "Është një publicitet i pavërtetë, vetëm për klikime. Ti je Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në botë, jam i sigurt, tregon interes për ty. A po të sulmon e gjithë bota? Është shumë e qartë për mua se kjo është bërë për të sjellë më shumë shitje për librin e Angelina-s."

Në intervistë, Jolie thotë se ajo i tregoi burrit të saj të parë, Jonny Lee Miller, për incidentin e pretenduar.

"Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonny -t, bashkëshortit tim të parë, i cili u tregua i mrekullueshëm, që t'ua përhapë fjalën djemve të tjerë - mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të," tha Jolie.

Pretendimet e Jolie për Weinstein dolën ndërsa ajo po diskutonte problemet e vazhdueshme që kishte me ish-burrin e saj, Brad Pitt, që çuan në fundin e martesës së tyre. Ajo pretendoi se Pitt i kërkoi Weinstein të ishte producent në filmin e tij "Killing Them Softly ".

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI