Flash

Georgina Rodriguez sjell biografinë e saj në Netflix

Lapsi.al 7 September 2021
Georgina Rodriguez sjell biografinë e saj në Netflix

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke bërë disa ndryshime emocionuese.

Jo vetëm që futbollisti është transferuar në Manchester, ku do të luajë përsëri për Manchester United, por edhe e dashura e tij prej pesë vitesh Georgina Rodriguez, po fillon shfaqjen e saj në Netflix. 27 vjeçarja bëri njoftimin befasues të hënën mbrëma, duke ndarë një fotografi promovuese te projektit të saj të ri, të titulluar “I am Georgina”.

“Netflix #SoyGeorgina. Shumë shpejt shfaqja ime po vjen në Netflix. Jam e emocionuar dhe mezi po pres që ju ta shihni atë. Sa emocionuese!”, shkruajti ajo.

Në një pjesë të shfaqjes, Ronaldo do të zbulojë historinë se si ai dhe Georgina u takuan, duke zbuluar disa detaje të reja. “Asnjëherë nuk kam menduar se do të jetë kaq e madhe dhe se do të dashurohem me të, me të vërtetë nuk e prisja”, thotë ai. Ish-punëtorja e dyqanit pranon gjithashtu se jeta e saj ndryshoi në momentin kur u takua me futbollistin e njohur portugez. “Unë jam 27 vjeçe dhe pesë vite më parë jeta ime u ndryshua”.

Çifti ndajnë së bashku një vajzë të vogël të quajtur, Alana.

 

Të këshilluara

Rikthehen ABBA-T

Legjendat e popit Abba kanë befasuar dhe lumtutuar fansat duke njoftuar albumin e tyre të parë në studio në 40 vjet. Abba Voyage do të publikohet në nëntor, ...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI