Flash

“Donda” e Kanye West – Drake thyen rekord në platformat muzikore

Lapsi.al 7 September 2021
“Donda” e Kanye West – Drake thyen rekord në platformat

Drake ka publikuar albumin e tij të shumëpritur njëherësh të gjashtin në karrierë.

“Certified Lover Boy” mban titullin albumi i yllit kanadez për të cilin fillimisht njoftoi në muajin gusht. Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) ka mbledhur yjet më të mëdhenj të muzikës përfshirë: Jay Z, Travis Scott, 21 Savage dhe më shumë.

Në projektin me 21 këngë, ai gjithashtu vazhdon përleshjen e tij lirike me kundërshtarin aktual, Kanye West. Në prag të publikimit të “Donda” dhe “Certified Lover Boy”, të dy reperët shkëmbyen ‘kunja’ ndaj njëri-tjetrit. Këto nuk i kanë lënë anash as në tekstet e tyre, në të cilat përçojnë mesazhe nga më të ndryshmet Drake ka thyer sërish rekordin për transmetimet njëditore në Spotify me albumin e tij të ri, “Certified Lover”. Albumi i tij i mëparshëm “Scorpion” gjithashtu ka thyer rekord me 132 milionë transmetime në vetëm një ditë. Në fillim të kësaj jave, “Donda” e West fitoi rreth 100 milionë në 24 orët e para në platformën muzikore, Spotify.

Drake gjithashtu theu rekorde në Apple Music, duke rrëzuar rekordin e tij të vitit 2021 për ‘Artistin më të transmetuar’ brenda një dite, dhe “Certified Lover Boy” u bë albumi më i transmetuar brenda një dite këtë vit në më pak se 12 orë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI