Flash

Chiara Ferragni: Po punoj me shëndetin tim mendor

Lapsi.al 7 September 2021
Chiara Ferragni: Po punoj me shëndetin tim mendor

Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos keni vizituar blogun apo profilet në Facebook dhe Instagram të Chiara Ferragni-t. 34-vjeçarja italiane është bërë e njohur për publikun që prej vitit 2009, vit në të cilin ajo hapi për herë të parë ‘’TheBlondeSalad.com’’, sitin e preferuar të shumë femrave, që vazhdon t’i sigurojë të ardhura marramendëse, duke u shpallur për të disatin vit radhazi, fashion blogger me më shumë influencë në fushën e modës.

Mamaja e dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, flet shpesh me fansat për tema të ndryshme që mund të na prekin të gjithëve. Së fundmi, ajo ka treguar para 24,6 milion ndjekësve në Instagram se shkon tek një psikolog prej 3 vitesh.

“Kam punuar shumë më veten. Jam përpjekur t’i luftoj frikërat e mia duke kuptuar mendjen time dhe nga vijnë keto pasiguri. Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes dhuratën më të bukur: takoj një psikolog një herë në javë dhe këtë ia rekomandoj çdokujt që do të njohë vetveten”, ka treguar Chiara në Instagram. Më pas ka treguar për sulmet e panikut që ndjen herë pas here: ”Vuaj edhe sot prej ankthit dhe shpesh kam sulme paniku, por kam kuptuar se vetëm duke i luftuar frikërat e mia mund a kaloj këtë situatë. Kur më ndodhin keto sulme përpiqem te fokusohem në punë apo aktivitete të ndryshme. Ka shumë raste kur nuk ndihem një nënë e lumtur apo një femër e plotësuar , por kam kuptuar se është e rëndësishme të kujdesem për shëndetin tim mendor.”

Të këshilluara

Rikthehen ABBA-T

Legjendat e popit Abba kanë befasuar dhe lumtutuar fansat duke njoftuar albumin e tyre të parë në studio në 40 vjet. Abba Voyage do të publikohet në nëntor, ...

17:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI