Flash

Can Yaman përflitet për një lidhje të re me aktoren izraelite

Lapsi.al 7 September 2021
Can Yaman përflitet për një lidhje të re me aktoren

Aktori turk, Can Yaman, është vlerësuar me çmimin “Personaliteti televiziv i vitit” në Lido di Venezia, si pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia.

Aktori duket se ka konfirmuar në mënyrë të nënkuptuar fundin e marrëdhënies së tij me prezantuesen italiane, Diletta Leotta. Dhe gjatë festivalit, ai u pa së bashku me një aktore izraelite që bëri fansat të dyshojnë se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

I njëjti nuk e ka bërë asnjëherë zyrtare marrëdhënien me Diletta Leotta, përkundër shkrimeve në rrjete sociale. Megjithatë, në Venecia, ku aktori turk zbarkoi për të marrë një çmim në Itali, shumë betohen se kanë parë një konfirmim të ndarjes, përfshirë këtu edhe një raportim të bërë nga Vanity Fair Italia.

Aktori me prejardhje shqiptare eci përkrah aktores izraelite, Moran Atias, në Lido për të njëjtën ngjarje. Gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve, kamerat kapën Can dhe Moran duke shkëmbyer biseda të vogla me buzëqeshje dhe pamje, duke ndezur thashethemet për romancë dashurie.

Atias, nëntë vjet më e madhe se Yaman, duket se nuk e ka refuzuar përkëdheljen e yllit turk.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI