Flash

A do të jetë "Final" fundi i karrierës së Enrique Iglesias

Lapsi.al 7 September 2021
A do të jetë "Final" fundi i karrierës së Enrique
Fundjavën që lamë pas, Enrique Iglesias njoftoi se albumi i tij i ardhshëm, i titulluar Final, mund të jetë i fundit për të. Kantautori spanjoll e zbuloi lajmin për Ricky Martin dhe Sebastián Yatra, si dhe për miliona ndjekësit e tyre në Instagram, gjatë një bisede live që promovonte turneun e tyre të ardhshëm që do të nisë në fund të këtij muaji. Final pritet publikohet më 17 shtator. "Mund të jetë albumi im i fundit," –tha Iglesias. "Nuk është diçka për të cilën kam menduar gjatë muajve të fundit. Është diçka për të cilën kam menduar vitet e fundit. Do të ketë Vol. 1 dhe Vol. 2, por ato janë përfundimtare. Unë jam në atë moment në jetën time, atë kapitull në jetën time, ku mendoj se është koha e duhur për ta nxjerrë dhe kam menduar për këtë që nga viti 2015. " Edhe pse mund të jetë albumi i tij i fundit, Iglesias i siguroi fansat se kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë së bëri muzikë. "Unë kurrë nuk do të ndaloj së shkruari këngë, sepse më pëlqen të shkruaj këngë, por do ta bëj në një mënyrë tjetër - që do të thotë se ato nuk duhet domosdoshmërisht të dalin si album - kështu që ky projekt për mua është i rëndësishëm." Së fundmi, Iglesias u bashkua me Farruko për hitin e verës "Me Pasé", i cili u publikua në korrik dhe u bë kënga e tij e parë që nga viti 2019. Final Vol. 1 do të jetë albumi i 11-të në studio i Iglesias dhe do të pasojë “Sex and Love” të vitit 2014, i cili arriti numrin 1 në listën e albumeve më të mira latine të Billboard.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI