Flash

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, 3 kushte anti-COVID në kufi

Lapsi.al 6 September 2021
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, 3 kushte

Nga dita e sotme(6 shtator) vendosen kushtet e reja anti-Covid në vendin tonë. Kjo nënkupton se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë 1 nga 3 kushtet e mëposhtme:

  • Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  •  Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  • Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla vlejnë edhe për pasagjerët që kalojnë tranzit në vendin tonë ndërsa të vetmit që përjashtohen nga kriteret më lart janë fëmijët deri në 6-vjeç. Përsa i përket qytetarëve rezident në Shqipëri, të cilët vijnë në vend dhe nuk kanë asnjë prej dokumenteve të kërkuara, duhet të izolohen për 10 ditë dhe pas izolimit duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës.

 

Të këshilluara

Një banesë në Elbasan përfshihet nga flakët

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Për fat të mirë shtëpia është e pabanuar dhe nuk ka pasur të lënduar. Nuk dihet ende sesi k...

14:02

Riaktivizohet një vatër zjarri në Kukës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të dielë në Kukës. Ndërsa ditën e shtunë një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në pyjet e “Maja e Zeze”. Komi...

12:09

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI