Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

I jep fund beqarisë vajza e Meryl Streep

Lapsi.al 6 September 2021
I jep fund beqarisë vajza e Meryl Streep

Muzikanti i njohur, Mark Ronson ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është martuar me Grace Gummer, të bijën e aktores së famshme Meryl Streep.

“Për dashurinë time të vërtetë, ti e bëre vitin më të bukur të jetës sime”, shkroi ai në mbishkrimin e një fotografie të çiftit të realizuar në dasmë.

“Dhe jam i sigurt se më janë dashur 45 vjet për t’u bërë njeriu i denjë për dashurinë tënde. Shpresoj që të kaloj secilën nga këto ditëlindje pranë teje deri në ditën time të fundit. Dhe më tej. Përgjithmonë dhe gjithmonë e jotja (dhe po, ne jemi martuar)”, shtoi ai.

Prestigjiozia “Page Six” raportoi se më 5 gusht ata kishin vendosur të martoheshin në fundjavë, në një ceremoni të vogël për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas kësaj media, në muajin maj Ronson dhe Gummer ishin fejuar pas takimeve kur u publikuan për herë të parë fotot e Grace me një unazë gjigante diamanti.

Ndërkohë, Ronson konfirmoi fejesën në qershor në emisionin e tij.

Të këshilluara

I jep fund beqarisë aktorja e njohur

Aktorja Heléne Yorke është martuar me partnerin e saj. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Helene publikoi foto e veshur me fustan nuserie dhe tregoi se...

14:36

Paditet këngëtarja Nicole Scherzinger

Këngëtarja Nicole Scherzinger është paditur së fundmi nga  themeluesi i grupit “Pussycat Dolls”. Sipas mediave, Robin Antin pretendon se këngëtarja refuzon...

12:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI