Flash

Drejtori i Neurologjisë: COVID-19 po dëmton sistemin nervor

Lapsi.al 6 September 2021
Drejtori i Neurologjisë: COVID-19 po dëmton sistemin nervor

COVID-19 mund ta përshpejtojë shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit te pacientët që kanë pasur humbje të aftësisë për dallimin e shijeve dhe aromave.

Madje pacientët me Coronavirus janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala.

“Mekanizmi i shfaqjes së Alzheimerit veç është i njohur në botë. Sigurisht që një i sëmurë që bart në vete Alzheimier do ta rrisë intensitetin e shfaqjes së simptomave dhe është një ndërlidhje që COVID-19 me mekanizmat imologjik mund të ndikojë edhe te kjo sëmundje në kuptimin e përkeqësimit të saj. Kur kemi një sëmundje të tillë e cila dëmton rëndë kujtesën tonë për funksione psikologjike një infeksion me COVID-19 që mund të bartë në vete komplikime neurologjike dhe psikologjike do ta rëndojë shumë një çrregullim siç është Alzheimier. Ka pacientë që kanë pasur mbi vete diagnozë të tipit të Alzheimer dhe janë prekur me COVID-19 ”, tha Shala.

Sipas tij, COVID-19 shkakton dëmtime në mpiksjen e gjakut duke dëmtuar edhe enët e gjakut në sistemin nervor qendror.

“COVID-19 në sistem nervor qendror dhe në sistemin nervor periferik, por edhe në shëndetin mendor ka shfaqje të konsiderueshme simptomash, komplikime neuropsikologjike që janë evidente. Për të bërë ndërhyrje pacienti duhet të jetë i konfirmuar që është me COVID-19 qoftë me test të shpejt ose valid dhe duhet ta ketë një radiografi gjoksi ose mushkërish që e konfirmon prezencën e infeksionit me sistemin respirator. Nëse kemi simptoma të prekjes së sistemit nervor qendror ose periferik atëherë kjo ndërlidhje mund të konsiderohet e mundshme. Sars-Cov shkakton dëmtime në mpiksjen e gjakut dhe shkakton enët e gjakut në sistemin nervor qendror”, u shpreh Shala.

Shala theksoi se COVID-19 mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin e një personi dhe pasojat nga kjo gjendje mund të jenë me rëndesë të madhe.

”COVID-19 në procesin e vaskulopatisë mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin e një personi që është i prekur me COVID-19 dhe pasojat nga kjo gjendje mund të jenë me rëndesë të madhe dhe potencialisht të rrezikshme për një pacient që ka qenë i infektuar me COVID-19 . Nëse një pacient ballafaqohet me koluvopati dhe preken enët e gjakut të cilido sistem të trupit të njeriut mund të shkaktojë trombozë. Në kuadër të çrregullimeve neuropsikologjike që janë shumë të shpeshta, çrregullimet e stresit postraumatik, psikozat janë të mundshme si shfaqje klinike që ndërlidhen me COVID-19 ”, tha ai.

Të këshilluara

Një banesë në Elbasan përfshihet nga flakët

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Për fat të mirë shtëpia është e pabanuar dhe nuk ka pasur të lënduar. Nuk dihet ende sesi k...

14:02

Riaktivizohet një vatër zjarri në Kukës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të dielë në Kukës. Ndërsa ditën e shtunë një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në pyjet e “Maja e Zeze”. Komi...

12:09

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI