Flash

Detaje të reja mbi Big Brother Vip, çfarë thotë Arbana Osmani

Lapsi.al 6 September 2021
Detaje të reja mbi Big Brother Vip, çfarë thotë Arbana

Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën akudimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar.

Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se emri i konkurrentit të parë të “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë.

“Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë”, ka shkruar moderatorja.

Pak ditë më parë, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku ndër të tjera ka thënë arsyen pse spektakli po zhvillohet tani dhe jo vite më parë.

“Nje format televiziv ndodh qe te mos zhvillohet per arsye te ndryshme. Ka ne bote formate shume te suksseshme qe e lodhin audiencen dhe kane nje stop. Ka formate realizimi i te cilave eshte shume i kushtueshem dhe kostot nuk e justifikojne suksesin dhe kane nje stop. Mendoj qe para 4 vitesh bb ndaloi ne momentin e duhur. Ndryshe nuk do ishte gjithe kjo deshire per ta ripare. Ashtu sic mendoj qe tani jane pjekur te gjitha kushtet per te rifilluar, natyrisht me nje vizion te ri dhe ambicje te reja. Big brother eshte nje sipermarrje gjigande, eshte nje televizon brenda televizionit dhe qe ne momentin qe eshte vendosur rikthimi i realizimit te formatit eshte investuar shume. Po ndertohet nje shtepi me siperfaqe 1500m2 ngjitur me studiot e tv, eshte investuar ne teknologji per te patur fjalen e fundit te teknikes, ne burime njerezore per te patur profesionistet me te mire te fushes. Eshte nje pune ne skuader qe te jep vec frymezim dhe motivim per te punuar. Eshte nje fryme qe kujton pak kohen e Tanit, ndoshta nga perfshirja e Lorit, ndoshta sepse na ka marre malli per spektakle live, ndoshta sepse pritshmerite jane te medha dhe pergjegjesite akoma me te medha”, ka thënë Arbana.

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja , Louisa Lytton dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social,Instagram  Louisa postoi një foto d...

15:55

Fejohet mbesa e Joe Biden

Mbesa e Presidentit të SHBA, Joe Biden, Naomi ka zbuluar së fundmi se është fejuar. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Naomi publikoi foto me partnerin ...

15:15

Ndërron jetë këngëtarja e njohur

Këngëtarja e “Girls Aloud”, Sarah Harding,  ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur për fansat nga mamaja e saj përmes rrjetit so...

14:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI