Flash

Camilla Cabello: Lufta me ankthin dhe problemet gjatë adoleshencës

Lapsi.al 6 September 2021
Camilla Cabello: Lufta me ankthin dhe problemet gjatë adoleshencës

Camila Cabello ka folur për jetën e saj dhe ka rrëfyer periudhat e errëta të cilat i është dashur që t’i kalojë.

Në intervistën e dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar se izolimi e ka ndihmuar shumë që të ndryshonte jetën e saj pas 9 vitesh punë pa ndërprerje.

Po ashtu, ajo ia adresoi meritat edhe të dashurit të saj, Shawn Mendes, duke thënë se është mbështetur tek ai në kohët e saj më të vështira.

“Para izolimit jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte i qëndrueshëm. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po kuptoja vërtet se si ndihesha.

Unë vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mirë: ‘Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.

Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua.

Vitin e kaluar kam pasur një terapist të ri, kam përparuar shumë dhe ndihem shumë më mirë”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

Kanye West një perandori në rritje

Reperi i njohur, Kanye West ka hedhur hapin e parë për të lançuar markën e tij të produkteve shtëpiake. Mësohet se kompania e tij “Mascotte Holdings Inc.” ka p...

10:41

I jep fund beqarisë vajza e Meryl Streep

Muzikanti i njohur, Mark Ronson ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është martuar me Grace Gummer, të bijën e aktores së famshme Meryl Streep. “Për d...

08:58

I jep fund beqarisë aktorja e njohur

Aktorja Heléne Yorke është martuar me partnerin e saj. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Helene publikoi foto e veshur me fustan nuserie dhe tregoi se...

14:36

Paditet këngëtarja Nicole Scherzinger

Këngëtarja Nicole Scherzinger është paditur së fundmi nga  themeluesi i grupit “Pussycat Dolls”. Sipas mediave, Robin Antin pretendon se këngëtarja refuzon...

12:55

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI