Flash

E lidhi në karrige dhe e torturoi, kapet shqiptari që dhunonte gruan në Itali

Lapsi.al 4 September 2021
E lidhi në karrige dhe e torturoi, kapet shqiptari që dhunonte gruan

Një shqiptar 40-vjeçar që banonte në Bolzano, Itali, u arrestua, pasi akuzohet për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje. Viktima e dhunës ishte bashkëjetuesja e tij, e cila prej muajsh kishte marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa motiv i dhunës është xhelozia e tepërt e bashkëshortit. Ngjarja më serioze, për të cilin ai akuzohet është për rrëmbim dhe torturë. Mediat fqinje shkruajnë se rreth 10 ditë më parë, gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks.

Fatmirësisht nga thika nuk u lëndua, por prapë kishte shenja në lëkurë. Pas këtij episodi burri e transportoi gruan në spital, por ajo u tha mjekëve se ra nga biçikleta. Pasi filluan hetimet dhe gruaja më pas u shpjegoi hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.

Në gjykatë ditën e djeshme u mbajt seansa për të dhënë masën e sigurisë, si rezultat i të cilës shqiptari u la në burg. Burri mbrohet duke pretenduar se nuk e ka torturuar kurrë partneren e tij. Ai thotë se ajo është e droguar dhe se e ka shpikur të gjithë ngjarjen.

Të këshilluara

Aksident me një të plagosur në Elbasan

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan – Metalurgjik. Mësohet se nga ky aksident është raportuar për një person të plagosur që ka marrë dë...

16:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI