Flash

Angelina Jolie hap për herë të parë Instagram me këtë foto të fëmijëve

Lapsi.al 4 September 2021
Angelina Jolie hap për herë të parë Instagram me

Angelina Jolie nuk shfaqet shpesh në publik me fëmijët e saj dhe kryesisht në media qarkullojnë foto paparaci. Mirëpo së fundmi ajo ka postuar një foto shumë të rrallë të dy vajzave të saj, Zahara dhe Shiloh.

“Fundi i leximeve të verës. Këto janë disa nga të preferuarat në shtëpinë tonë. Do të donim të dinim të tuajat”, shkroi Jolie në një postim në Instagram.

Kujtojmë se Angelina Jolie iu bashkua vetëm pak ditë më parë për herë të parë Instagram-it. Shkak për këtë hap të aktores u bë një letër shumë prekëse që një adoleshente afgane i kishte dërguar Jolie.

Aktorja e famshme ndau fjalët e vajzës duke thënë se qëllimi pse ajo hapi llogari në këtë rrjet social është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.

“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkoi Jolie ndër të tjera.

Me debutimin e saj në Instagram, Jolie theu të gjitha rekordet për arritjen e 1 milion ndjekësve në kohën më të shkurtër. Në më pak se 1 orë, Angelina Jolie arriti 1.7 milion ndjekës. Ndërsa në 24 orë ajo arriti 5 milionë ndjekës në profilin e saj.

Të këshilluara

Kostumi legjendar i Elvis Presley në ankand

Pelerina e bardhë dhe kostumi i Elvis Presley-t do të dalin në ankand për vlerën prej 50,000 dollarësh. Ofertat do të hapen të shtunën nga “Kruse GWS Auctions”...

17:27

Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e Met Gala

Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e “Met Gala” që do të zhvillohet këtë vit. Sipas mediave të huaja, këngëtarja shqiptare nuk do t’i bashkohet pjesës tjetër të të f...

13:01

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI